Ambasadori Japonez e shijon verën e ”Bodrumit te Vjeter” derisa flet në mbledhjen e OKB-së!

Slider image

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku, në llogarinë e saj në “Facebook”.

“Ambasadori Okamura e përshkruan mrekullisht situatën aktuale në Kosovë, shqyrton punën e UNMIK-ut duke shijuar një gotë vere nga Kosova”, ka shkruar Çitaku.

Vera është nga Rahoveci, përkatësisht “Bodrumi i Vjetër”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka diskutuar sot raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë mbledhje ka pasur deklarata e përballje mes ambasadores kosovare, Vlora Çitaku dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Share on :