Detajet e produktit

Është verë cilësore gjysëm e thatë, me prejardhje gjeografike të mbrojtur, e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit.
Prodhohet prej rrushit Chardonnay & Riesling Italian.

Gjatë fermentimit të dirigjuar temperatura nuk kalon 18°C, gjë që verës i jep shije të
veçantë, kompaktësi të plotë dhe buqetë karakteristike për varietetin. Ka ngjyrë të artë me kalimthi në të verdhë.

Vjelja bëhet kujdesshëm me dorë.

Shoqërimi me ushqim

Shkëlqyeshëm përshtatet me mish peshku qoftë, peshk lumi apo deti, si dhe me mishra tjerë shpezësh (pulë, gjel deti, gusë, etj), të gatuara në mënyrë special dhe të shoqëruara me sallata të freskëta sezonale.

Shërbehet në temp 10 - 12°C.

Detajet e produktit

Është verë cilësore gjysëm e thatë, e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit nga varietetet Cabernet Sauvignon, Vranac & Game, i kultivuar në kodrinat dhe pozicionet më të përshtatshme.

Vera e prodhuar nga këto varietet ka përbërje të harmonizuar, gjë që kësaj vere i jep aromën kompaktësinë dhe shijen e veçantë.

Vjelja bëhet ekskluzivisht me dorë.

Shoqërimi me ushqim

Përshtatet me mish të that të tipit përshut si paragjellë dhe djathë sharri. Specialitete të ndryshme me mish, medaljon viqi, byftek, mish qingji, mish i kafshëve të egra në hell si dhe sallata të ndryshme sezonale.

Shërbehet në temp 16°C - 18°C.