Detajet e produktit

Shoqërimi me ushqim

Detajet e produktit

Shoqërimi me ushqim

Detajet e produktit

Është verë cilësore e thatë e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit.

Kjo verë prodhohet nga varieteti Vranç, i cili kultivohet në tokat më të përzgjedhura, në kodrinat rranzë bjeshkëve, mire të eksponuara rrezeve të diellit.

Vera e prodhuar nga ky varietet ka ngjyrë të kuqe të mbyllët rubin, shumë kompakte, harmonike me aromë karakteristike për vet varietetin.

Vjelja bëhet ekskluzivisht me dorë.

Shoqërimi me ushqim

Përshtatet shumë mire me mish të thatë dhe djath si paragjell, specialitete të ndryshme të përgaditura me mish me mënyrë special si Medaljon viçi, byftek, mish qingji, mish të kafshëve të egra të pjekura në hell të shoqëruara me sallata të freskëta sezonale.

Shërbehet në temp 16°C - 18°C.

Detajet e produktit

Është verë cilësore e thatë.

Prodhohet në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit nga varieteti Riesling Italian, i cili kultivohet në pozicione të preferuara, mire të eksponuara në rreze dielli. Vera ka ngjyrë specifike të gjelbër në të verdhë, aromë dhe shije karakteristike. Në përbërje është harmonike e lehtë dhe freskuese.

Vjelja bëhet kujdeshshëm me dorë.

Shoqërimi me ushqim

Përshtatet me ushqime të gatuara me mish shpezësh (pulë, gjel deti) dhe me perime pranverore, si dhe me specialitete të fërguara pulë shtëpiake, mish guse, peshk të fërguar në vaj dhe zgarë të përcjellura me sallata të freskëta sezonale.

Shërbehet në temp 10 - 12°C.