Ambasadori japonez prezenton verën e “Bodrumit të Vjetër” teksa flet në mbledhjen e OKB-së!

Ambasadori japonez Yoshifumi Okamura, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka shijuar një gotë vere të prodhuar në Kosovë derisa po fliste për vendin tonë.

Pra, vera e Rahovecit prodhuar nga Bodrumi i Vjetër në Rahovec shërben si referencë e progresit që ka bërë Kosova.