Traditë shumëvjeçare

r

Bodrumi i Vjetër u themelua në vitin 1950 si ndërmarrje në pronësi publike. Aktiviteti kryesor i ndërmarrjes është prodhimi i verërave dhe pijeve alkoolike. Me privatizimin e Bodrumit në vitin 2006, ndërmarrja vazhdoi të njëjtin aktivitet por me emrin e ri Bodrumi i Vjetër, i cili funksionoi në kuadër të “BODRUMI I VJETËR” SH.P.K. Rahovec.
Në kohën e privatizimit, ndërtesa ishte në kushte të këqija dhe mezi funksiononte. Në vetëm një kohë të shkurtër, ne e rindërtuam dhe rimëkëmbëm atë duke përdorur teknologji bashkëkohore për vjeljen, përpunimin e rrushit dhe prodhimin e verës e rrushit të thatë sipas standardeve bashkëkohore.
Duke përdorur pajisje të importuara nga Gjermania, Italia dhe Franca, ndërtesa u rindërtua në kohë për vjeljen e vitit 2006, duke na lejuar të prodhojmë deri në 6.500.000 litra verëra të cilësisë së lartë në vit.

Duke u nisur nga një sistem pneumatik për shtypjen e rrushit dhe fermentimin e tij në fuçi çeliku, ku sistemi i ngrohjes dhe ftohjes ndërrohet gjatë fermentimit, ne besojmë se pajisjet dhe përvoja jonë janë të duhurat për prodhimin e një vere të cilësisë së lartë nga rrushi i shkëlqyer i vendit tonë.
Një sasi e përzgjedhur e verërave tona të kuqe vjetërohet në kushte optimale në fuçi lisi 225 litra (Barrique).

Zona e vreshtave të Rahovecit është pjesë e nënrajonit jugor të rajonit vreshtar të Kosovës dhe i përket zonave më të spikatura të vreshtarisë në Kosovë. Ka të dhëna se në këtë rajon rrushi është kultivuar që nga koha ilire, 2000 vjet më parë. E gjithë vreshtaria e kësaj zone shtrihet në terren kodrinor në lartësinë 340 – 600 metra. Klima kontinentale e ndërthurur me rrymën mesdhetare e bën këtë zonë vreshtash shumë specifike dhe të përsosur për prodhimin e rrushit dhe verërave të një cilësie shumë të lartë, pra cilësisë më të lartë.

Falë kushteve ideale agroekologjike, teknologjisë më të mirë të mundshme, si dhe stafit profesional, Bodrumi i Vjetër në Rahovec vazhdon ta ruajë traditën dhe të prodhojë verëra me gjenezë të lartë gjeografike në përputhje me standardet evropiane, si: Cabernet Sauvignon, Merlot, Pinot Noir, Vranç prej varieteteve të verës së kuqe; ndërsa nga varietetet e verës së bardhë: Chardonnay, Riesling Rhine, Riesling Italian dhe, gjithashtu prodhon pije alkoolike: Rakia e Kosovës, Darda Extra dhe Darda, duke pasur gjithmonë parasysh rëndësinë e zhvillimit të paletës me produkte dhe shije të reja.
Falë produkteve tona ne eksportojmë në: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Gjermani, Republikën Çeke, Holandë, Zvicër, Belgjikë, Japoni, Norvegji, Poloni etj.