Chardonnay 0.187L

Është verë e bardhë cilësore dhe e thatë, me prejardhje gjeografike të mbrojtur, e prodhuar  në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit. Prodhohet prej rrushit Chardonnay. Gjatë fermentimit të dirigjuar temperatura nuk kalon 18°C. Vera ka shije të veçantë, kompaktësi të plotë dhe buqe karakteristike për varietetin. Ka ngjyrë të artë me kalimth në të verdhë.