Chardonnay 0.75L

Është verë e bardhë cilësore dhe e thatë, me prejardhje gjeografike të mbrojtur, e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit. Prodhohet prej rrushit CHARDONNAY. Gjatë fermentimit të dirigjuar temperatura nuk kalon 18°C. Vera ka shije të veçantë, kompaktësi të plotë dhe buqe karakteristike për varietetin. Ka ngjyrë të artë kalimthi në të verdhë.