Elephant (Chardonnay) 0.75L

Është verë e bardhë cilësore dhe e thatë, me prejardhje gjeografike të mbrojtur, e prodhuar në Bodrumin e Vjetër te Rahovecit, prodhohet prej rrushit Chardonnay. Gjatë fermentimit të dirigjuar temperatura nuk kalon 18°C. Ruajtja e verës bëhet në fuqi druri, gjë që verës i jep shije të veçantë, kompaktësi të plotë dhe buqe të karakteristike për varietetin. Ka ngjyrë të artë me kalimthi në të verdhë. Gjatë germimit të themeleve të verarisë Bodrumi i Vjetër , më 1950 u gjetë skulptura e Elefantit nga Bronzi. Këto janë gjurmë arkelogjike nga antika. Sipas arkeologëve, një ushtar kishte ditëlindjen, prindërit e tij për t’ia uruar ditëlindjen të birit luftëtar si dhuratë ia sollën Elefantin e Bronzët.