Elephant(Cabernet Sauvignon) 0.75L
Është verë e cilësisë së lartë, e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit nga varieteti Cabernet Sauvignon, rrush i cili kultivohet në kodrinat dhe pozicionet më të përshtatshme. Vera Cabernet Sauvignon karakterizohet me ngjyrë specifike të kuqe rubini, me shije të harmonizuar dhe aromë të theksuar. Mu për këtë kjo verë është më e kërkuar dhe më e pëlqyer nga konsumatori.
Gjatë gërmimit të themeleve të verarisë Bodrumi i Vjetër, më 1950 u gjet skulptura e Elefantit nga Bronzi. Këto janë gjurmë arkelogjike nga antika. Sipas arkeologëve, një ushtar kishte ditëlindjen, prindërit e tij për t’ia uruar ditëlindjen të birit luftëtar, si dhuratë ia sollën Elefantin e Bronzët.