Terra 0.75L

Është verë e bardhë cilësore dhe e thatë, e cila ka prejardhje gjeografike të mbrojtur. Kjo verë prodhohet në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit prej varieteteve Chardonnay dhe Riesling Italian. Gjatë fermentimit të dirigjuar temperatura nuk kalon 18°C. Ruajtja e verës bëhet në tanqe Inoxi. Kjo verë ka shije të veçantë, aromë të pasur, kompaktësi të plotë dhe buqe karakteristike për varietetet. Ka ngjyrë të artë me kalimthi në të verdhë.