Vranac 5L
Është verë cilësore e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit. Kjo verë prodhohet nga varieteti Vranac, rrush i cili kultivohet në tokat më të përzgjedhura, në kodrinat rrëzë bjeshkëve, të cilat janë të ekspozuara mirë në rrezet e diellit. Vera e prodhuar nga ky varietet ka ngjyrë të kuqe të mbylltë rubini, është kompakte dhe ka aromë karakteristike për vetë varietetin.